Raportohet se hoxha i famshëm nuk u lejua të futej në Maqedoni
Raportimet me hoxhallarë duket se nuk po ndalen gjatë kësaj jave. Pas “Mercedesit” dhe fjalëve të pakëndshme për flamurin nga hoxhë Mazllam Mazllami del se i ka ndodhur një problem hoxhës Ahmet Kalaja.
Siç rrëfen Dr. Zekerija Bajrami nga Xhamia Sulltan Murat, në Shkup të Maqedonisë, hoxhës nga Shqipëria nuk i është lejuar që ta kalonte kufirin.
Nga shkrimi i Bajramit kuptohet se z. Kalaja duhej të mbante një ligjëratë.
Kalaja është një prej imamëve më të famshëm nga Republika e Shqipërisë, dhe shpesh ka shkaktuar bujë me deklarata edhe në Republikën e Kosovës.
Nacionale nuk ka arritur ta verifikojë në mënyrë të pavarur se hoxhës Kalaja i pamundësuar ta kalonte kufirin në Maqedoni.