Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, raportohet se është suspenduar një mësues në Vushtrri - NACIONALE

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, raportohet se është suspenduar një mësues në Vushtrri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një mësimdhënës në Vushtrri raportohet se është suspenduar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Në një prononcim për Klan Kosova, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se vajza është në klasë të gjashtë, ndonëse shtoi se nuk do të ketë zero tolerancë për këdo që shkel ligjin.

Në anën tjetër, Jeton Salihu nga komisioni disiplinor i Komunës së Vushtrrisë ka thënë për Koha.net se mësuesi tani për tani është suspenduar me 50 për qind të pagës.

Po drejtoria veç është e njoftuar me ato çka shkruhet në atë shkresë elektronike të Prokurorisë se ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtij rasti nga ana e drejtorisë së shkollës rreth lajmërimit”, ka thënë Salihu.

Lajme të ngjashme