Raportohet se është arrestuar edhe një person i tretë, dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit
Është arrestuar edhe një person i tretë në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit dy ditë më parë në Prishtinë.
Burimet e Gazetës Nacionale bëjnë të ditur se i arrestuari është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sot gjithashtu janë arrestuar bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli dhe personi që dyshohet se e ka kryer vrasjen.
Në media ndër të tjera është raportuar se Murseli ka paguar për vrasjen e gruas së tij.
Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë edhe një konfirmim zyrtarë nga Policia e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
