Reagon RrGK: Vrasja e Liridona Murselit dyshohet të jetë femicid, të cilësohet si vrasje e rëndë - NACIONALE

Reagon RrGK: Vrasja e Liridona Murselit dyshohet të jetë femicid, të cilësohet si vrasje e rëndë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar që të zbardhet vrasja e Liridona Murselit.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social Facebook, kjo organizatë ka thënë se ky rast dyshohet të jetë femicid.

Po ashtu, përmendet edhe arrestimi i bashkëshortit të saj, ku thuhet si vijon:

“RrGK shpreh shqetësimin që edhe një rast i vrasjes së gruas, dyshohet te jetë femicid. Pas lajmit për arrestimin e bashkëshortit të viktimës Liridona Murselit, e vrarë më 29 nëntor në fshatin Sinidoll, afër Prishtinës, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon që hetimi i këtij rasti të trajtohet me urgjencë dhe qasje të drejtë për ta zbardhur këtë tragjedi”.

RRGK ka kërkuar që lënda të cilësohet si vrasje e rëndë dhe është ftuar Qendra për Punë Sociale që të angazhohet për mirëqënien e fëmijëve.

“RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit. Gjithashtu, RrGK do të monitorojë reagimin instituconal ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore.” – thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme