Ramadani: Gratë e UÇK-së edhe nëse do të merrnin ftesë, do të duhej ta refuzonin atë nga noterja e Kurtit - NACIONALE

Ramadani: Gratë e UÇK-së edhe nëse do të merrnin ftesë, do të duhej ta refuzonin atë nga noterja e Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka folur pas reagimeve të shumta ndaj presidentes Vjosa Osmani që nuk ftoi asnjë grua që kontribuoi në UÇK dhe veprimtare kombëtare.

Ramadani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ai tha se të njëjtave “u është bërë nder që nuk janë ftuar”.

Ai madje, tha se edhe nëse do të kishte ftesë, do të duhej që të refuzohej.

“Edhe nese kish pase ftese prej saj, ish dashte me refuzu pjesemarrjen. E jo mu lendu shpirterisht pse nuk ju ka thirre noterja e Albin Kurtit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Po ju mbetet hatri qe nuk e ka thirre Vjosa Osmani asnje gru te UÇK-se dhe veprimtare kombetare te viteve 90 a? Po me vjen keq per juve. Ju ka bo nder qe nuk i ka thirre. Edhe nese kish pase ftese prej saj, ish dashte me refuzu pjesemarrjen. E jo mu lendu shpirterisht pse nuk ju ka thirre noterja e Albin Kurtit.

Lajme të ngjashme