Ramabaja dyshohet se godet myslimanët e VV-së: Po përballemi me agresion neootoman dhe panarab
Anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja, po thotë së Kosova po përballet me agresion kulturor neootman dhe panarb.
Ramabaja me këtë shkrim ku flet për ndikimin e kulturave të lindjes në Kosovë, dyshohet se ka goditur myslimanët e Vetëvendosjes.
“Intenca për ta lidhur një pjesë të kombit me këtë ideologji agresive kulturore, për ta "rikoduar" gjenotipin shqiptar në një amalgamë "islame", nënkupton objektivin gjeostrategjik për ta ndarë Shqipërinë dhe shqiptarët nga Perendimi, që tashmë po hynë në një epokë të re rikonsolidimi, disi ngjashëm me epokën e Rilindjes.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Për të mos harruar, disa deputet të VV-së, kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër Kodit Civil që lejon martesat e seksit të njejtë.
Shkrimi i plotë:
Sundimi shekullor osman, që filloi me pushtimin e qyteteve të periferisë së hapësirës jetike shqiptare - qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit, Shkupit, të Manastirit, të Janinës etj (1385) dhe u përmbyll me pushtimin e Shkodrës (1479),
la gjurmë të thellë jo vetëm në gjenotipin, stilin e jetës dhe fjalorin e popullit shqiptar, veçmas të zonave fushore e bregdetare, por më shqetësues në karakterin e tij socio-politik dhe moral.
Sidoqoftë, falë zonave të pamposhtura malore (Mirdita, Malësia Mbishkodrës, Rugova, Zonat rreth Sharrit, Medoka...) u arritë të ruhet gjenotipi shqiptar, ndërkaq në epokën e Rilindjes Kombëtare të etablohet formimi i nëdrgjegjes kombëtare.
Ky gjenotip modern postkolonial edhe pas çlirimit të Kosoëvs, po përballet me agresionin kulturor neootoman dhe panarab.
Intenca për ta lidhur një pjesë të kombit me këtë ideologji agresive kulturore, për ta "rikoduar" gjenotipin shqiptar në një amalgamë "islame", nënkupton objektivin gjeostrategjik për ta ndarë Shqipërinë dhe shqiptarët nga Perendimi, që tashmë po hynë në një epokë të re rikonsolidimi, disi ngjashëm me epokën e Rilindjes.