Raci e përgëzon Muhaxherin për vizitën në Patriarkanën e Pejës, kërkon bashkëpunim nga Manastiri i Deçanit
Analisti Gazmir Raci, e ka komplimentuar vizitën e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit në Patriarkanën e Pejës.
Si rezultat, ai ka kërkuar bashkëpunim edhe nga udhëheqësit e Manastirit të Deçanit. Raci ka kërkuar që ata ta pranojnë Kurtin në vizitë, menjëherë
POSTIMI:
Komplimente Gaz Muhaxherit për vizitën në Patrikanën e Pejës. Shqiptarët tradicionalisht i kanë mbrojtur këto objekte. Uroj që edhe udhëheqësit e Manastirit të Deçanit ta kuptojnë që e ardhmja e tyre është në bashkëpunim me Republiken e Kosovës dhe me njohjen e këtij realiteti do të fitojnë të gjithë. Ata duhet ta pranojne Kryeministrin Kurti në vizitë, menjëhere.