Qytetarit nga Klina i vërshohet oborri: Dje ishte mbi 1 metër uji, jemi të padëmtuar në familje - NACIONALE

Qytetarit nga Klina i vërshohet oborri: Dje ishte mbi 1 metër uji, jemi të padëmtuar në familje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artan Musliu, qytetar nga Klina, ka postuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook, disa fotografi ku shihet vërshimi që ka ndodhur pas të reshurave atmosferike të rënduara në dy ditën e fundit në këtë qytet.

Musliu ka shkruar se dje ishte mbi 1 metër uji si pasojë e shiut të madh. Por ky qytetar ka shkruar se nuk ka pësuar në familje, përveç dëmeve materiale.

“Kjo është gjendja e lagjes sot ndërsa mbrëmë ishte mbi 1m uji...Fatmirësisht jemi të pa dëmtuar në familje ndërsa dëmet materiale janë më të lehta pavarsisht të gjithave...” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme