Qytetari nga diaspora raporton se është grabitur: Hajni ia mori të gjitha gjësendet
Një qytetar, shtetas i huaj, ka raportuar në Policinë e Kosovës se është grabitur nga një hajn, i cili ia mori të gjitha gjësendet me vlerë.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi:
GRABITJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë 21.07.2024, 03:30. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se një person i dyshuar mashkull i panjohur ka ekspozuar një armë zjarri duke i kërkuar të gjitha gjësendet që i kishte me vete dhe duke i marrë para të gatshme dhe disa gjësende tjera. Nuk raportohet për lëndime, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Rasti është duke u hetuar.