Qortim, gjobë, konfiskim: Gazetari Pozhari e quan “të zgjuar” planin e Kurtit për targat - NACIONALE

Qortim, gjobë, konfiskim: Gazetari Pozhari e quan “të zgjuar” planin e Kurtit për targat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Xhevdet Pozhari ka përshëndetur planin e Qeverisë Kurti për të zbatuar vendimin për targat përmes tri masave.

Pozhari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur reagimin e SHBA-së, duke thënë se vetë ai, nuk është i zhgënjyer me vendimin e Kurtit.

“E ka zgjedhur mesin, edhe me ju jap afat indirekt deri në prill shkaku i ndërkombëtarëve, edhe gradualisht me e zbatu ligjin”, ka thënë ai.

Në fund, Pozhari e ka konsideruar këtë si “veprim i zgjuar”.

Postimi i plotë:

SHBA-ja e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat.

Analistët "anti-Albin": Qeveria u dorëzu!

Ooo, koncentrohuni bre! 🤣

Përndryshe, unë hiq nuk jam i zhgënjyer me vendimin e kryeministrit. E, ka zgjedhur mesin, edhe me ju jap afat indirekt deri në prill shkaku i ndërkombëtarëve, edhe gradualisht me e zbatu ligjin.

Veprim i zgjuar.

SHBA-ja e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat. Analistët "anti-Albin": Qeveria u dorëzu! Ooo, koncentrohuni...

Posted by Xhevdet Pozhari on Friday, October 28, 2022

Lajme të ngjashme