Qeveria s’u jep pagat mësimdhënësve, Mirena: Poshtërimi i radhës
Analisti, Ilir Mirena ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i kënaqur që është ndalur greva.
Mirena përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi që shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nuk do të ketë paga për grevistët.
Ai ka thënë se ky është poshtërimi i radhës i kryeministrit Kurti për grevistë.
Shkrimi i tij:
Poshterimi i radhes.
Me mos procesimin e pagave per grevistet Qeveria Kurti po i shtyen ata serish ne greve.
Po get Kurti s'eshte i knaqur qe u ndal greva. Ndoshta, ka shpresu qe mos po e rrezojne, edhe i perseritet historia me "renien e domosdoshme per ngritjen e madhe..."
