Qesharake: Albin Kurti harroi krejtësisht ndarjen e 100 eurove në prill, deputeti i tij shkon edhe më larg
Mund të tingëllojë e pabesueshme por është e vërtetë: Kryeministri Albin Kurti duket se ka harruar prejardhjen në debatin publik të shifrës “100 euro” që Qeveria e tij vendosi t’i ndante më 12 prill.
“Pse jo 300, po 100?” – pyeti Kurti para gazetarëve duke kontestuar arbitraritetin e kërkesës së sindikalistëve për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.
E njëjta është potencuar edhe nga deputeti Adnan Rrustemi, dhe i cili ka shkuar më larg duke pretenduar se frymëzimi për 100 eurot ka ardhur nga Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) më datën 15 prill.

Ai përmend një deklaratë të Blerand Stavilecit, zyrtar i PDK-së, si frymëzuese për 100 eurot shtesë.
Pooooor, 100 eurot kishin qenë temë e madhe debati tri ditë më herët, më 12 prill. Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që kishte marrë vendim për 100 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik dhe privat.

