Pyetja e deputetit Gola: Pse s’është pjesë e protokolit mos zbathja e këpucëve në aeroplan? - NACIONALE

Pyetja e deputetit Gola: Pse s’është pjesë e protokolit mos zbathja e këpucëve në aeroplan?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardian Gola, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është kthyer në origjinën e tij, atë të “profesorllëkut”. Z.Gola ka bërë një pyetje, dorën në zemër paksa të çuditshme, në profilin e tij në Facebook.

I mësuar me dilema filozofike në jetën e tij akademike, duket se profesor Gola nuk e ka harruar shtrimin e pyetjeve, që duket se po i mungon, pasi tash është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Por kësaj radhe pyetja e tij nuk është filozofike. Pra s’kemi të bëjmë me ndonjë dileme ekzistencialiste apo ndonjë pyetje inaguruese filozofike. Ai kësaj here ka një pyetje më praktike që lidhet me zbathjen e këpucave në aeroplan.

E pse nuk është pjesë e protokolit ajror që pasagjerët nuk guxojnë më i zbathë këpucët në aeroplan?” – pyeti z. Gola.

Nuk dihet nëse kjo pyetje ka ardhur si rrjedhojë e ndonjë problemi personal i z. Golës me pasagjerët gjatë ndonjë udhëtimi.

Lajme të ngjashme