Pyet Valon Syla: A po keni rrymë o populli i Albin Kurtit?
Gazetari Valon Syla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar në mënyrë ironike rreth situatës me energji elektrike, ku po parashikohet se dimri do ta gjej Kosovën në një gjendje jo stabile me energji.
Syla, ironikisht pyet “popullin e Albin Kurtit” se a kanë rrymë.
“A po keni rrymë o populli i Albin Kurtit. Valla bre edhri dita krejt dhe drejt…Nginu qitash VV në terr e në ftoft”, ka shkruar Syla.
Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka vendosur të ndryshojë fotografinë e “cover”-it në profilin (faqen) e tij zyrtare në Facebook.
Konjufca nëpërmjet fotografisë ka dërguar një mesazh të qartë për të kursyer energjinë.
I pari i Kuvendit, që është një nga më të votuarit në zgjedhjet 14 shkurtit të 2021, vazhdimisht ka përdorur “cover”-in e tij për të dërguar mesazhe tek qytetarët.
Para se të theksonte nevojën për kursim të energjisë, ai, nëpërmjet fotogorafisë, kishte ftuar për t’u vaksinuar.