Publikoi videon e sulmit ndaj të moshuarës, kërcënohet aktorja: "Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt" - NACIONALE

Publikoi videon e sulmit ndaj të moshuarës, kërcënohet aktorja: "Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktorja, Kaltrina Zeneli ka thënë se është kërcënuar pas publikimit të videos ku shihet një e moshuara duke u sulmuar fizikisht nga infermierët në një shtëpi të pleqve në Pejë.

Ajo në KTV ka thënë se është kërcënuar me mesazhe të ndryshme.

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese.

Policia e Kosovës deri më tani ka arrestuara tri infermiere të dyshuara për dhunë ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme