Shtëpia e të Moshuarve "Orenda" në Pejë suspendon katër infermiere, nuk ua publikon emrat - NACIONALE

Shtëpia e të Moshuarve "Orenda" në Pejë suspendon katër infermiere, nuk ua publikon emrat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur akti i tmerrshëm i dhunimit fizik të një të moshuare, ka dalë me një vendim, për suspenimin e 4 infermiereve të përfshira në këtë ngjarje të tmerrshme.

Në një dokument të publikuar në faqen e tyre në “Facebook”, thuhet se “Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve Orenda në Pejë” ka marrë vendimin për suspendimin nga puna të infermiereve A.P, A.R, R.K dhe G.N.

“Pas njoftimit për sjelljet e pahijshme të punëtores A.P (ushtrim i dhunës ndaj banueses në kohën e kujdestariësë) merret vendimi si më lartë. A.P suspendohet nga puna për veprën e bërë, ndërsa A.R, R.L dhe G.N për faktin se kanë qenë në ndërrim bashkë me A.P, por nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësi. Masat tjera do të mirren pas hetimit nga Policia e cila është njofuar dhe po mirret me rastin”, thuhet në vendimin që mbanë datën e 1 nëntorit.

Nuk dihet nëse ky vendim është marrë me 1 nëntor apo sot pasi është publikuar video në të cilën shihet A.P (që sipas raportimeve të mëdiave është infermierja Aurona Peraj).

Gjithashtu “Orenda” nuk ka publikuar identitetit të asnjërës prej infermiereve të suspenduara.

Kush është arrestuar?

Tashmë, dy punëtore të qendrës janë arrestuar për rrahjen e të moshuarës. Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

"Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqeve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare. Policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime te mëtutjeshme", ka thënë Gashi.

Sipas prokorurit të rastit, të arrestuara janë dy A.P dhe A.R.

Çfarë ndodhi?

Një video jashtëzakonisht shqetësuese e ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës. Në video shihet derisa ndodh një ngjarje e rëndë.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket sikur të jenë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Lajme të ngjashme