Para disa muajsh shtëpia e të moshuarve "Orenda" tregonte se si nuk duhet abuzuar me moshën e tretë - NACIONALE

Para disa muajsh shtëpia e të moshuarve "Orenda" tregonte se si nuk duhet abuzuar me moshën e tretë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e të moshurave “Orenda” në Pejë, në të cilën qarkullon videoja ku një infermiere përdorë dhunë ndaj një të moshuarve muaj më parë pati bërë thirrje për parandalim të abuzimit me të moshuarit.

Në njoftimin e tyre në Facebook, të datës 15 qershor, të kësaj qendre thuhej se abuzimi i të moshuarve sipas OBSH-së mund të përkufizohet si: “një veprim i vetëm, ose i përsëritur, ose mungesa e veprimit të duhur, që ndodh brenda çdo marrëdhënieje ku ka një shpresë besimi që shkakton dëm, ose shqetësim për një person të moshuar".

Ne gjatë gjithë jetës urojmë fëmijët për jetëgjatësi dhe shëndet, mirëpo kur vie me një moshë që gjithësesi quhet mosha e tretë kërkohet një trajtim me shump se një fëmije. E për fat të keqë ndonjëherë hasim në abuzime ndaj moshës së tretë.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se ‘Rezidenca Orenda ndër qëllimet kryesore te saja ka ofrimin e përkujdesjes sociale dhe dashuris ndajë të moshuarve’.

Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë. STOP ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT!”, përfundon njoftimi i tyre.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten.

Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video. Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ky rast e ka tronditur opinionin publik, me reagime nga të gjitha anët. Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU

Lajme të ngjashme