Psikopatët s’e lëvizin kokën kur flasin
Një studim ka gjetur se njerëzit që kanë pikë të larta kur testohen sa i përket tipareve psikopatike është më e mundshme të bëjnë më pak lëvizje të kokës.
A mund ta gjeni një psikopat duke parë vetëm sjelljet e tyre trupore? Megjithëse një diagnozë zyrtare do të ishte e pamundur, është e mundur megjithatë të vërehen disa sjellje të psikopatëve gjatë komunikimit joverbal.
Një prej tyre është ngulja e shikimit psikopatik. Dr. Robert Hare, një psikolog kanadez që ka zhvilluar Listën Verifikuese të Hare Psychopathy e përshkroi si “kontakt intenziv me sy dhe shikim shpues,” duke i këshilluar njerëzit që të mos bënin kontakt me sy me psikopatët, shkruan Big Think.
Studimet kanë dokumentuar që nxënësit psikopatë kur shikojnë imazhe të frikshme nuk hapin sytë dhe kanë prirje që t’i ngulin sytë për kohë të gjatë – sidomos kur bëjnë ndonjë mashtrim.
Në një studim më të fundit të publikuar në Journal in Research in Personality ofron të tjera gjetje.
Aty zbulohet që të burgosurit që kanë pikë më të larta sa i përket tipareve psikopatike prireshin që të mos e lëviznin kokën e tyre gjatë intervistave forenzike.
Studimi në fjalë kishte përdorur edhe intervista të video-xhiruara të cilat i analizonte Inteligjenca Artificiale të 507 të burgosurve në New Mexico. Gjatë secilës intervistë, që zgjatnin mes një dhe katër orë, të burgosurit uleshin direkt përballë intervistuesit dhe ku ishte një kamerë e pajisur me algoritme gjurmuese për të regjistruar lëvizjet e kokës.
Të burgosurit po ashtu e kishin kompletuar testin e lartpërmendur të psikopatisë.
Në ShBA ata që në këtë test i marrin prej 30 deri në 40 pikë klasifikohen si psikopatikë.
Rezultatet treguan që të burgosurit të cilët kishin shumë pikë në këtë test psikopatik ishte më e mundshme që të mbanin kokën pa lëvizur gjatë intervistave.