Psikologu merret me BBVK-në, rrëshqet në seksizëm – lojën e Drenushës e quan “tipikisht burrërore” - NACIONALE

Psikologu merret me BBVK-në, rrëshqet në seksizëm – lojën e Drenushës e quan “tipikisht burrërore”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rron Kastrati, psikolog, ka komentuar në Kanal 10 një nga temat më të nxehta në Big Brother VIP Kosova, pra hyrjen dhe daljen e Atilla Kardesh, i denoncuar nga banorja tjetër, Drenusha Latifi, ish-bashkëshortja e Atillës, për dhunë ndaj saj.

Gjatë fjalës së tij, Kastrati ka bërë një deklarim, i cili lehtësisht mund të cilësohet si seksizëm.

Duke komentuar qëndrimet e Drenushës, psikologu Kastrati ka përdorur një togfjalësh të kritikueshme “tipikisht burrërore”. Cilësimi i radhës ishte e fuqishme. Pra, sipas psikologut Kastrati, reagimet e Drenushës ishin “tipikisht burrërore”.

“Atilla sapo u fut në shtëpi, e ndryshoi rrjedhën e lojës, për mua ishte një katalizator. Kur them katalizator, as nuk e ngadalësoi, as nuk e përshpejtoi lojën, por i dha një ngjyrim tjetër, megjthëse akuza rëndojnë mbi supet e tij dhe në ndërkohë ne duhet të respektojmë vendimet e instancave ligjore. Por reagimet e Drenushës kanë qenë tipikisht burrërore, të fuqishme dhe nuk rrëshqiti në lojërat e Atillës, nuk i’u nënshtrua në asnjë moment” – tha psikologu në Kanal 10.

Në fakt, togfjalëshe të tilla, pra “tipikisht burrorë”, janë kritikuar në shumë raste nga feministet për shkak të konotacioneve gjinore seksiste. Të qënit tipikisht “burrëror” barazohet me fuqinë, shkathtësinë e zhdërvjelltësinë mendore. Togfjalëshi “tipikisht burrërore” nënkupton që reagimet “tipikisht grurore” nuk janë të së njëjtin nivel, duke lënë të nënkuptohet se gruaja vetëm duke qenë “tipikisht burrërore” mund të jetë e fuqishme.

Lajme të ngjashme