Pse çmimet e vezëve po rriten? Epo, sepse pulat janë të sëmura
Vezët janë të shtrenjta sepse pulat janë të sëmura.
Ja çka shkruan gazetarja Emily Stewart për "Vox".
Disa muaj më parë, pyeta lexuesit e “Vox” se rritja e çmimit të cilave produkte i shqetësonte më shumë, në mjedisin e rritjeve të çmimeve dhe inflacionit aktualisht nëpër tërë botën. Përgjigja më e zakonshme, deri tash, ishin vezët - një artikull me biletë relativisht të vogël, por një element kryesor, dhe çmimi i të cilit ishte i bezdisshëm për shumë konsumatorë. Kjo ishte në gusht 2022. Tani, situata e çmimit të vezëve është edhe më e keqe.
Sipas të dhënave të siguruara nga Urner Barry, i cili ndjek tregun e mallrave ushqimore, çmimi mesatar për një duzinë vezë ishte deri në 5,46 dollarë në fund të dhjetorit 2022, shumë më lart se 0,89 dollarë që ishte në fillim të 2020, para pandemisë, dhe madje edhe mbi nivelet e tjera të larta në intervalin e ulët prej 3 dollarësh verën e kaluar. Pas kulmit të kërkesës për vezë që vjen me sezonin e festave, çmimet kanë filluar të qetësohen, duke u rikthyer në 3,64 dollarë që nga 17 janari.
"Ka pothuajse pa ndryshim një rënie të kërkesës pas periudhës së festave, e cila, nga ana tjetër, shkakton uljen e çmimeve të shitjes me shumicë," tha Karyn Rispoli, e cila mbulon tregun e vezëve për Urner Barry, në një email. "Rënia e këtij viti ka qenë mjaft e mprehtë megjithëse për shkak të ngritjeve nga të cilat tregu po adaptohet."
Prapë, çmimet e vezëve nëpër dyqane për shumëkë janë tejet të larta.
Gripi i zogjëve shkaktari
Vezët kryesisht janë ekstra të shtrenjta aktualisht për shkak se pulat po sëmuren nga një grip super vdekjeprurës i shpendëve, gjërësisht e shpërndarë nga zogjtë e egër që migrojnë. Herën e fundit kur gripi i zogjve goditi fuqishëm, më 2015, dërgoi çmimin e vezëve në tavan. Tash, kjo po ndodh përsëri, dhe po del të jetë më konsistent se herën e fundit.
"Më 2015, virusi u ndërpre me përmirësimin e motit dhe kjo bëri që të mbyllej migrimi pranveror, dhe ripopullimi mori këmbët shpejt. [Më 2022] është rikthyer në vjeshtë me migrimin e dimrit," tha Brian Moscgiuri, një strategjist tregtar në "Eggs Unlimited".
