Pse aktivistë të VV-së po rishpërndajnë një status të Kurtit të vitit 2020?
Propozimi franko-gjerman është lënë nën hije nga kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për formim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Por, çka po bëjnë eksponentët e pushtetit?
Trysnia ndërkombëtare ndaj Kosovës është rritur shumë gjatë këtyre ditëve, me kërkesa eksplicite që të zbatohej marrëveshja për Asociacionin.
Gjatë ditës së sotme, edhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell kërkoi “zbatim të të gjitha marrëveshjeve” derisa tregonte se kishin dhënë një propozim për të shmangur tensionet në veri të vendit.
Por, kjo trysni duket se po sfidohet nga aktivistë të shquar të Vetëvendosjes në një mënyrë mjaft interesante. Pasi VV para disa ditësh publikoi me anë të një videospoti disa deklarime të Kurtit nga viti 2007, tashmë Kurtit po i shpërndahen disa fjalë të vitit 2020.
Një gjë të tillë deri tash e kanë bërë Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi. Duhet kujtuar se sot nuk është data 25 gusht, datë në të cilën ishte bërë statusi, por 14 nëntor.


Në atë 25 gusht të vitit 2020, Kurti po shënonte edhe 5 muaj qëkur kishte rënë nga pushteti herën e parë (25 mars 2020).
Ai po përkujtonte “5 vjetorin e nënshkrimit të ‘Zajednicës’”.
Çka thoshte Kurti aty?
Fjalët e Kurtit në atë status në fakt nuk janë tjetërgjë pos përsëritje e fjalëve që i ka thënë në shumë e shumë raste tjra.
Ai aty interpretonte mënyrën se si sipas tij do ta defunksionalizonte Asociacioni Republikën e Kosovës.
“Me secilin nga shtatë kapitujt e saj, ‘Zajednica’ nuk përputhej me Kushtetutën në gjithsej 23 nene. Pra, jo në dy a tri nene, por në plot 23 nene të Kushtetutës. Asnjë serb i Kosovës asokohe nuk protestoi e as s’u ankua. Vetëm Beogradi dërgonte nota proteste.” – thoshte Kurti.
Pas rikthimit të tij në pushtet, Kurti do të zbuste paksa gjuhën duke përdorur termin Asociacion në vend të atij “Zajednicë”.
Statusi i plotë i z. Kurti:
