Protestojnë stafi i QKMF-së në Prishtinë: Revolta është e madhe, jemi pa paga - NACIONALE

Protestojnë stafi i QKMF-së në Prishtinë: Revolta është e madhe, jemi pa paga

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka protestuar për 15 minuta para objektit ku punojnë.

Ata kanë bërë të ditur se nuk iu kanë dalë rrogat e muajit gusht, edhe pse nuk kanë mbajtur grevë.

Udhëheqësi i kësaj sindikate në një prononcim para mediave, tha se komuna e ministria, po ia hedhin fajin njëra-tjetrës.

“Arsyeja e vetme është mos-ekzekutimi i pagave. Gjithë ditën jemi munduar të gjejmë arsyen pse nuk kanë dalur pagat, nuk kemi marrë përgjigje. Ministria e hedhë topin te komuna, komuna te Ministria. Revolta është e madhe. Është protestë simbolike. Është papërgjegjësi e madhe dhe po luajnë me dinjitetin e punëtorit shëndetësor”, deklaroi një nga protestuesit.

“Varësisht nga situata ne do të reagojmë konform mjeteve tona që kemi”, përfundoi ai.

Mjekët e kësaj qendre do ta vazhdojnë punën, duke pritur veprimet e radhës nga institucionet.

Lajme të ngjashme