Prokurori i rastit Brezovica kishte liruar vrasësin e gruas shtatzënë me procedurë të rregullt - NACIONALE

Prokurori i rastit Brezovica kishte liruar vrasësin e gruas shtatzënë me procedurë të rregullt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kallxo.com ka raportuar se Sokol Halilit - i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashi në oborrin e QKUK-i ishte bastisur shtëpia dhe gjatë kontrollit i ishin gjetur dy armë, një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gaz.

Mirëpo, si raporton ky medium, pas intervistimit intervistuar në lidhje me këto armë të konfiskuara, i dyshuari me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt duke u dënuar me një gjobë prej 300 eurosh në shtator të këtij viti.

Nacionale ka provuar të flas me prokurorin Rasim Maloku, mirëpo edhe pas disa tentativave, Maloku ka ndërprerë telefonin.

Maloku po e udhëheq hetimin e rastit “Brezovica”, i cili është ndër rastet më të mëdha të ndërmarra nga një prokuror i Kosovës.

Përveç akuzës pë armbajtje pa leje, Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale – kanosje, rast i cili është duke u trajtuar.

Lajme të ngjashme