Profesor Latifi ishte 10 vite në krye të institucioneve, tash flet për sharlatanizëm - NACIONALE

Profesor Latifi ishte 10 vite në krye të institucioneve, tash flet për sharlatanizëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Blerim Latifi përmes një postimi në Facebook trajtuar çështjen e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Latifi e ka quajtur këtë ‘fundin e farsës së integrimit të serbëve në Republikën e Kosovë’.

Mes tjerash profesor Latifi ka thënë se serbët përdoren e institucionet e Kosovës për arsyen e vetme në pengimin e fuqizimit të tyre.

Laitifi foli edhe për sharlatanizmin politikë ndonëse harroi që ai ishte vetëm pjesëmarrës në majat e institucioneve politike për një periudhë rreth 10 vite

"Si sharlatanë politikë që jemi filluam të besojmë se serbët do të integrohen në shtetin e Kosovës nëse e bëjmë një eksperiment identitar, sajimin e një kombi multietnik kosovar, të dallueshëm nga kombi shqiptar. Kështu mendonim se serbët do të ndiheshin rehat brenda një shteti që kishte hedhur narrativën kombëtariste shqiptare. Serbët filluan të qeshin me ne, me sharlatanizmin tonë kronik, sepse më lehtë e bindë një fanatik religjioz se feja e tij është e rreme, se një serb të Kosovës që të identifikohet si pjestar i kombit kosovar. " - shkroi Latifi mes tjerash.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme