Profesor Latifi e "minimizon" kërcënimin ndaj Halil Matoshit: Po derdhni lotë virtualë - NACIONALE

Profesor Latifi e "minimizon" kërcënimin ndaj Halil Matoshit: Po derdhni lotë virtualë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Blerim Latifi, analist e profesor filozofie në UP, ka shkruar një status në lidhje me kërcënim për vrasje që publikisht iu bë Halil Matoshit, një nga analistët më të njohur të Kosovës.

Z. Latifi ka minimuzuar kërcënimin që iu bë z. Matoshit, i cili tërë jetën e tij është angazhuar kundër një nacionalizmi etnik.

Madje, z. Latifi ka luajtur edhe rolin e njohësit të sigurisë, duke thënë se nuk ka asnjë rrezik nga enveristët e sotëm kosovarë, të cilët i ka quajtur “klub i pleqëve nostalgjikë”.

Kush janë enveristët e sotëm kosovarë?

Një klub i pleqëve nostalgjikë, të cilët dikur moti kanë bërë edhe burg për shkak të Enver Hoxhës.

Cili është potenciali i rrezikut për ushtrim dhune nga ana e tyre?

I barabartë me zero. Bile një zero e madhe.” – shkroi që në hyrje z. Latifi.

Tutje, ata që i dolën në mbrojtje z. Matoshit, i ka cilësuar si persona që derdhin “lot virtualë”.

Prandaj mos i jepni fort zor ju që po derdhni lotë virtualë gjoja në mbrojtje të Halil Matoshit, i cili i kërcënua mbrëmë nga një enverist i krisur i klubit në fjalë, gjatë një emisioni televiziv.

Të tjerë janë ata që kërcënimet e tyre i kanë përnjëmend, po ju hipokritët e lotëve virtualë, nuk keni prapanicë të reagoni kundër tyre.” – shtoi tutje z. Latifi.

Lajme të ngjashme