Prishtina Mall organizon aktivitete festive për fëmijët pa kujdes prindëror në bashkëpunim me OFAP - NACIONALE

Prishtina Mall organizon aktivitete festive për fëmijët pa kujdes prindëror në bashkëpunim me OFAP

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Prishtina Mall, në bashkëpunim me Organizatën e Fëmijëve Pa Kujdes Prindëror (OFAP), organizoi një sërë aktivitetesh festive dhe argëtuese për fëmijët pa kujdes prindëror, duke krijuar një ditë të mbushur me buzëqeshje, emocione dhe momente të paharrueshme.

Aktivitetet nisën me mirëseardhjen e fëmijëve në ambientet e Prishtina Mall, të ndjekura nga fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesit e OFAP, Prishtina Mall dhe donatorët, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, kujdesit dhe përfshirjes sociale. Gjatë ditës, fëmijët patën mundësinë të shijojnë një sërë aktivitetesh rekreative dhe argëtuese nga HyperActive, përfshirë lojëra, Laser Tag dhe Bowling, si dhe një pauzë të dedikuar për ushqim dhe pije.

Programi vazhdoi me një vizitë në CineStar, ku fëmijët u pritën me një përvojë të veçantë festive, përfshirë instalacionin e dinosaurit. Kulmi i aktivitetit ishte takimi me Babadimrin, shpërndarja e dhuratave, prezenca e maskotave dhe artistëve të balonave, si dhe një xhiro me trenin drejt ‘Polit të Veriut’, duke krijuar një atmosferë magjike për të gjithë të pranishmit.

Prishtina Mall me krenari përkrah dhe mbështet vazhdimisht OFAP dhe misionin e saj fisnik për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve pa kujdes prindëror. Këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Prishtina Mall për përgjegjësi shoqërore, duke synuar të kontribuojë pozitivisht në komunitet dhe të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët.

Përmes iniciativave të tilla, Prishtina Mall riafirmon përkushtimin e saj për të qenë jo vetëm një qendër tregtare, por edhe një hapësirë që promovon vlera njerëzore, solidaritet dhe kujdes për më të vegjlit e shoqërisë.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme