Prishtina Mall, Një vend për të gjithë – Shënojmë ditën e karrocë me HandiKos
Të premten, më 28 shkurt, në Prishtina Mall u organizua një aktivitet i veçantë për të shënuar Ditën e Karrocave, një ngjarje që solli bashkë komunitetin për të ngritur ndërgjegjësimin mbi sfidat dhe të drejtat e personave me karroca. Aktivitetet përfshinë lojëra dhe argëtim për fëmijë, si dhe iniciativa ndërgjegjësuese për të përkrahur të drejtat dhe integrimin e përdoruesve të karrocave në shoqëri.
Prishtina Mall, si një qendër moderne dhe gjithëpërfshirëse, vazhdon të tregojë përkushtim për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për të gjithë. Me hapësira të qasshme dhe shërbime të dedikuara, si karrocat në dispozicion për personat që kanë nevojë, qendra mbetet një shembull i përkushtimit ndaj diversitetit dhe përfshirjes.
Ky bashkëpunim me HandiKos thekson rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për të gjithë individët, duke promovuar barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Prishtina Mall mbetet e përkushtuar për të vazhduar me aktivitete të ngjashme që fuqizojnë dhe mbështesin komunitetin.
*Artikull i sponsorizuar!