Pozhari për fotografinë e Lushtakut e Limajt: Në tavolinë veç uj e çaj që mu duk myslimanë të mire
Xhevdet Pozhari, analist, ka komentuar fotografinë e plasuar dje nga kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, e ku shihen edhe Sami Lushtaku e Fatmir Limaj, dy politikanë, njëri vartës i Nurës, e tjetri kryetar i Nismës.
Pozhari ka ironizuar se Limaj e Lushtaku po festojnë meqenëse Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së po bëhet kryeministër.
Analisti Pozhari ka thënë se servimi i vetëm i ujit e çajit në tavolinë, u bë për t’u dukur se Limaj e Lushtaku janë myslimanë të mirë.
“Fatmir Limaj dhe Sami Lushtaku t'u festu që po bohet Memli Krasniqi kryeministër. 🤪
Përndryshe, tapën shishes së venës ia paskan heq. E, në tavolinë veç uj dhe çaj sa për mu duk në foto "myslimanë të mirë"! 🤣
Hashim Thaçi pinte dikur veç verëra italiane që kushtonin kah 100 euro. E, ju?”, shkroi ndër të tjera Pozhari.