Pozhari lavdëron Ministrinë e Drejtësisë: S'po pyesin kah i ke dajtë - NACIONALE

Pozhari lavdëron Ministrinë e Drejtësisë: S'po pyesin kah i ke dajtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka lavdëruar punën e Ministrisë së Drejtësisë, e cila sot me anë të një vendimi, ka suspenduar nga puna, Ilir Mullhaxhën, i cili është vëllau i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo qeveri nuk po e pyet askënd se kah i ka dajtë.

Qeveria ia paska merrë licencën vëllait të deputetes së VV-së, Fatmire Kollçaku. Ma herët u pat arrestuar dhëndëri i Liburn Aliut. U rrënuan villat e vëllezërve të Thaçit dhe të Enver Hoxhajt. Me pak fjalë, s'po pyesin hiq kah i ke dajtë!”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës, zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka treguar për vendimin.

“Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit,” - ka thënë Sallahu.

Lajme të ngjashme