Policia konfirmon vdekjen e një polici: Ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje - NACIONALE

Policia konfirmon vdekjen e një polici: Ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jetë në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se, viktima është 47-vjeç.

Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën "Ahmet Korenica" në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.” – ka bërë të ditur Borovci.

Ai tutje ka thënë se ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, por që policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë aspektet për ndriçimin e plotë.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë.” – ka thënë Borovci.

Lajme të ngjashme