“Po na marrin në qafë fëmijët”, qytetarja thotë qumështi i “Alpskos” i doli i prishur - NACIONALE

“Po na marrin në qafë fëmijët”, qytetarja thotë qumështi i “Alpskos” i doli i prishur

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Një qytetare nga Peshkopia e Shqipërisë është shprehur e shqetësuar me atë çfarë ka gjetur brenda një pako me qumësht të kompanisë “Alpsko”.

Ajo është ankuar se qumështi i blerë ka qenë i prishur, raporton “Paparaci”.

Përmes një video, të cilën e ka dërguar në “JOQ Albania”, ajo ka dëshmuar se qumështi në fjalë ka qenë i prishur.

Në reagimin e saj, ajo është shprehur e shqetësuar për shëndetin e fëmijëve nga produktet e prishura.

“Përshëndetje JOQ!! Shikoni çfarë gjeta në brendësi të kartonit. Vijmë nga jashtë me mallin për të parë të dashurit tanë këtu, por po marrim në qafë fëmijët me këto produkte skandaloze!! A ka kontrolle këtu, funksionon ndonjë gjë?! Faleminderit”, ka vlerësuar ajo.

Lajme të ngjashme