Petrit Selimi: Prioteti i Kosovës është anëtarësimi në NATO, jo në BE
Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe udhëheqës i Fondacionit të Milleniumit në Kosovë, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti rreth aplikimit në BE.
Ai ka thënë se javën e ardhshme, sipas deklaratave publike, Kosova do të aplikojë në BE, ndonëse ende nuk është njohur nga 5 vendet mosnjohëse të BE-së.
“Kosova me sa duket do të aplikojë për anëtarësim në BE javët e ardhshme. Meqenëse 5 anëtarë të BE-së nuk e njohin Kosovën, veprimi është një gjimnastikë në marrëdhëniet me publikun. Bosnja aplikoi në vitin 2016 dhe ende nuk i është dhënë statusi "kandidat" nga BE. Prioriteti i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO.”- shkro ai në Twitter, transmeton Nacionale.
Kosovo will apparently apply for EU membership next weeks. Since 5 EU members don't recognise Kosovo, the move is an exercise in public relations. Bosnia applied in 2016 and is yet to be actually granted a "candidate" status by the EU. Kosovo's priority should be @NATO m'bership.
— Petrit Selimi (@Petrit) December 8, 2022
