Pamje të tmerrshme: Vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, që ishte raportuar i zhdukur ditë më parë
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Lipjan.
Atje, Enver Bajraktari i raportuar i zhdukur para disa ditësh, u gjet i vdekur dhe varrosur.
Trupi u gjet në disa ara me misër.
Gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti, nga terreni ka realizuar disa fotografi nga vendi ku ishte varrosur i ndjeri.
Policia dhe Prokuroria janë duke zhvilluar të gjitha hetimet për këtë rast.


