PAMJE: Aksident tjetër mes një kamioni e një veture në Veternik
Një aksident tjetër ka ndodhur pasditen e së shtunës në Veternik të Prishtinës, ku është përfshirë një kamion dhe së paku një veturë.
Nacionale ka siguruar pamje nga ky aksident të cilat mund t’i ndiqni më poshtë.
Ndërkohë, Nacionale ka kontaktuar policinë për të marrë detaje rreth rastit por deri në këto momente nuk ka pasur përgjigje.
Vlen të theksohet se të premten ka ndodhur një aksident tjetër pikërisht në Vetërnik, ku u përfshi një kamion dhe 11 vetura.
Disa të lënduar nga ky aksident janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa shoferi i kamionit u arrestua.