Paçarizi: Dialogu tash luhet me milimetra, Kurti sprovën e parë do ta ketë më 31 tetor
Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, duke folur rreth dialogut Kosovë –Serbi, thotë se tash ka ardhur një plan tjetër.
Sipas tij, plani franko-gjerman këtë e ofron, një periudhë pesëvjeçare ku Kosova do të pranohej por nuk do të njihej nga Serbia si shtet, po do të pranohej ekzistenca e saj për të mos u penguar, etj.
Në Klan Kosova, Paçarizi po ashtu deklaroi se kryeministri i Kosovës tash do të gjendet para një sprove.
“Albin Kurti sprovën e parë do ta ketë më 31 tetor kur do të vendosë për ta zgjatur apo për të mos e zgjatur afatin. Unë mendoj që nuk ka asnjë arsye racionale për të mos e zgjatur sepse do të identifikohej. Procesi i dialogut është në një fazë të tillë që tash luhet me milimetra, dhe secila palë që identifikohet si pala që e pengon dialogun do të ketë reperkusione”, theksoi ai.