Osmani mban takim pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave, bojkotohet nga Këshilli gjyqësor dhe Prokurorial - NACIONALE

Osmani mban takim pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave, bojkotohet nga Këshilli gjyqësor dhe Prokurorial

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka filluar takimi i Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut i ftuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave.

Në këtë takim i pranishëm është edhe kryeministri, Albin Kurti, ndërsa Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk është, pasi që gjendet jashtë vendit.

Këtë takim e kanë bojkotuar përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial.

"Edhe përkundër konfirmimit, ata nuk kane ardhur. Është bojkot ndaj te shtetit dhe të drejtave dhe lirive themelore te vendit tone. Se sa është etike te bojkotohet një takim i shtetit tone, le ta bëjnë këtë vlerësim atë vet. Si presidente e shoh jashtëzakonisht shqetësuese. Ky takim ka pasur qellim qe secili prej nesh, t'i bashkojmë forcat. E jo të tregojmë inatet ndaj njeri-tjetrit dhe zero ndjeshmëri", ka thënë ajo, raporton KosovaPress.

Tutje Presidentja ka thënë se qëllimi i takimit është që secili institucion të shoh se ku janë bërë gabimet dhe të ndermirën veprimet konkrete.

Lajme të ngjashme