Olluri për propagandën e VV-së: Haradinaj me Serbinë a Dejona Mihalli e Elvis Hoxha kah përrzhiten për Kosovën
Gazetari Parim Olluri, me anë të një shkrimi në Facebook, ka folur për propagandën që po e bën partia në pushtet – Vetëvendosje.
Olluri ka thënë se VV-ja po propagandon se kinse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është rreshtuar në krah të Serbisë, ndërsa anëtarët e VV-së, si Dejona Mihali, Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj, po kontribuojnë për Kosovën.
Reagimi i Ollurit:
Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK’së, me dy velllezer deshmore, eshte rreshtuar ne anen e Serbise.

Kjo eshte “logjika” e propagandes se VV’se.
Kurre ma shume budallak per koke banori nuk ka pase ne Kosove. Eshte rrite budallaku ne sasi e ne cilesi.
