Olluri: Boiken Abazi veç i kish organizu militantët e VV-së me bo tifo për Iranin kundër ShBA-së
Parim Olluri, analist, ka shkruar një status në të cilën me një dozë ironie ka komentuar ndeshjen që pritet të luhet sot mes Iranit dhe ShBA-së.
Ai ka ironizuar me Boiken Abazin, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ai ka organizuar autobusët për të vizituar Katarin, e për të bërë tifo për Iranin.
Postimi i plotë:
Kujtojmë që Abazi ka pasur një paralajmërim të shtruar si dilemë për një protestë të mundshme kundër të gjithë atyre që kërkonin kompromis nga Kosova për çështjen e targave.
Në fund, protesta nuk është mbajtur, pasi Kosova dhe Serbia arritën një dakordim për këtë çështje, duke e shtensionuar situatë në veri.