Nuk ishte vetaksident: Policia jep detaje për aksidentin ku vdiqën dy vajza, ndalohet shoferi i një kamioni - NACIONALE

Nuk ishte vetaksident: Policia jep detaje për aksidentin ku vdiqën dy vajza, ndalohet shoferi i një kamioni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy vajza vdiqën pas një aksidenti në Ranillugë.

Edhe pse u tha se kishte qenë vetaksident, Policia e ka sqaruar krejt ngjarjen.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se shoferi i një kamioni është ndaluar si i dyshuar.

“Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me vetaksident por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit me targa vendore mashkull Kosovar i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës”, tha Hashani.

“Si pasojë e lëndimeve drejtuesja e automjetit Golf VII me targa vendore e vitit të lindjes 2002, shtetase e Kosovës ka ndërruar jetë ndërsa dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Në emergjencën edhe përkundër ndihmës së ofruar nga ana e personelit mjekësor po ashtu ka ndërruar jetë edhe njëra nga pasagjeret, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar gjersa pasagjerja e tretë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tretman të mëtejmë”, shtoi Hashani.

Lajme të ngjashme