Një person shkelet nga vetura te Ministria e Arsimit: Policia konfirmon vdekjen e këmbësorit
Një aksident i rëndë ka ndodhur tek Ministria e Arsimit në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes shihet trupi i personit, që sipas burimeve jozyrtare, ka vdekur.
Nacionale ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Nacionale po pret përgjigje nga Policia e Kosovës.
Siç raportojnë gazetarët e Nacionales nga vendi i ngjarjes, trupi është larguar nga zona ku ka ndodhur aksidenti.
Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Në përgjigjen e tyre për Nacionalen ata kanë deklaruar se shoferja e automjetit është shoqëruar në stacion të Policisë.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor.
LAJM NË PËRDITËSIM




