Nga IP e deri te Përgjimi i Telefonit: Kursi që po Formon Gjeneratën e Re të Ekspertëve të Sigurisë Kibernetike!
Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur digjitalisht, siguria kibernetike nuk është më luks, por një nevojë jetike. Nëse ke menduar ndonjëherë si funksionojnë sulmet kibernetike, si mbrohen sistemet apo çfarë ndodh në prapaskenën e teknologjisë që përdor çdo ditë, Straybit Academy ka lansuar kursin që po kërkon.
Ky program 12-javor intensiv në Prishtinë dhe online të çon nga bazat e teknologjisë informative (IT) deri te teknikat e avancuara të penetrimit dhe mbrojtjes së sistemeve reale. Me fokus praktik dhe trajnim fizik/online në objektet e Straybit, pjesëmarrësit mësojnë:
Hyrje në IT dhe Siguri Kibernetike
Teknika bazike të sulmeve dhe mbrojtjes
Testime dhe mbrojtje të avancuar të sistemeve reale
Përgjim pajisjesh, analiza trafiku, simulime reale sulmesh dhe mbrojtjeje
Çmimi është i ndarë në x3 këste prej 499 eurosh, me vende të kufizuara.
Ky është kursi që po formon profesionistët e rinj të sigurisë kibernetike në Kosovë. Mos mbet jashtë këtij udhëtimi!
Për regjistrim dhe më shumë informacion:
info@stray-bit.com | +383 (0)48 813 676