Nesër varroset babai i Thaçit
Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi, do të varroset nesër.
Kështu kanë konfirmuar nga familja e Thaçit.
Varrimi do të bëhet nesër në orën 15:00.
Nesër gjithashtu do të ketë edhe homazhe dhe mbledhje komemorative.
Me pikëllim të thellë, Komuna e Skenderajt njofton se është ndarë nga jeta Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura.
Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt:
Homazh pranë arkivolit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 09:00 – 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Mbledhja komemorative:
Data: 18 mars 2025
Ora: 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Varrimi i të ndjerit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 15:00
Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.
E Pamja e familjes Thaçi:
Data: 19 – 20 mars 2025
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi.
Gjatë kësaj kohe, familja dhe shoqëria mbesin në pritje nëse Gjykata Speciale do ta lejojë Thaçin të vjen në Kosovë.
Duke parë problemet që ka pasur Thaçi për të ardhur në Kosovë, mbetet të shihet nëse Gjykata Speciale do t’ia lejojë vizitën sërish.
Në raste të vdekjeve, Specialja nuk kishte lejuar asnjë të akuzuar për të ardhur në Kosovë për ditën e varrimit.
Vizitat ishin lejuar tek pas disa ditësh, kjo për të shmangur konktaktet me njerëz.
Megjithatë, ardhjen e Thaçit në Kosovë e ka kërkuar avokati Arianit Koci. Ai ka thënë se Gjykata Speciale ka bërë padrejtësi duke refuzuar kërkesat e mëhershme.
“Drejtësia nuk është vetëm procedurë dhe rregull. Drejtësia është edhe ndjeshmëri. Është të kuptosh kontekstin. Është të mos e trajtosh një njeri që ka sakrifikuar për këtë vend sikur të mos kishte histori, sikur të mos kishte familje, sikur të mos kishte dhimbje. Tani, nuk ka më justifikime. Duhet t’i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Kështu e do humanizmi. Kështu e kërkon drejtësia. Prehu në paqe, Haxhi Thaçi. E vërteta mund të vonojë – por nuk humb kurrë”, ka shkruar Koci në rrjete sociale.
Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare, Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi – pas përballjes me një sëmundje të rëndë ku po trajtohej në klinikën interne.
Nacionale kuptoi nga brenda QKUK-së se para rreth gjysmë ore ka ndërruar jetë babai i presidentit.
Tashmë lajmi u konfirmua edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe mbarë kombin shqiptar.
Po ashtu, Enver Hoxhaj i PDK-së, shprehu ngushëllime për vdekjen e Haxhui Thaçit.
Fadil Nura, kryetari i Skenderajt, shkroi se "Baca Haxhi iku nga kjo botë me mërzi të madhe".
I pikëlluar për vdekjen e Haxhit Thaçit, babait të Presidenit Hashim Thaçi, ka shkruar edhe kryeminsitri shqiptar, Edi Rama.
Rama shkroi shkurt me mesazh për Hashim Thaçin: “Baba iku krenar Hashim”.
Ditëve të fundit nën masa të rrepta sigurie, Hashim Thaçit, vizitoi babanë e tij për rreth tri orë e gjysmë në QKUK, pas disa herë refuzimesh nga Gjykata Speciale.
Ngushellimë ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.