Ahmeti: Në VV ka anëtarë më të vonshëm të partive “serbe”
Ish-kreytari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rrahman Jasharajn veç po e forcon qeveria.
Ahmeti ka thënë se Qeveria po ja ‘jep kreditet’ zotit Jasharaj të një njeriu që mund t’i bind mijëra mësimdhënës me hy në grevë.
Tjetri fakt që po e forcon Jasharajn sipas tij janë sulmet ‘ad hominem’. Ata qëllimisht po e shtrembërojnë atë si anëtar të partisë serbe duke shfrytëzuar një listë të lëshuar nga shokët e Rrahmanit të cilët ishin pjesë e Listës Komuniste në Jugosllavi, ka thënë Ahmeti.
Ish-kryetari i Prishtinës e quajti të kotë një akuzë të tillë. Ai madje përmendi që në VV ka anëtarë më të vonshëm të partive serbe.
Ai ka bërë thirrje që greva të kuptohet se kërkesë të mijëra punëtorëve në këtë situatë të rëndë ekonomike e jo si organizim i një ‘supermani’ si Rrahman Jashari.