Ndotja e Lumit "Klina" në Llaushë
Lumi "Klina" në fshatin Llaushë të Skenderajt po përballet me ndotje të rëndë nga mbeturinat, ujërat e zeza dhe ndotës të tjerë. Për të trajtuar këtë çështje mjedisore, organizata IQS, në bashkëpunim me KDI, kanë ndërmarrë një iniciativë për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Në kuadër të kësaj nisme, u vizitua lumi ku gjendja ishte e rëndë nga ndotja dhe pastaj u vizitua edhe Drejtoria e Inspeksioneve të Komunës së Skenderajt, ku zyrtarët shpjeguan se po shqiptohen gjoba ndaj ndotësve dhe se mbikëqyrja e lumit do të vazhdojë. Ata theksuan se është e domosdoshme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm dhe të mos hedhin mbeturina në lumë apo në hapësira publike.
Videon mund ta gjeni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=0Lw7pJAD83M&t=3s