Mushkolaj: Presidentja inatçore e paska shfry mllefin sot n'parlament - NACIONALE

Mushkolaj: Presidentja inatçore e paska shfry mllefin sot n'parlament

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fjalimi vjetor i presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës ka nxitur reagime të shumta në vend.

Përveç deputetëve të PDK-së, kanë reaguar edhe disa njohës të rrethanave politike në vend.

Analisti politik Imer Mushkolaj shefen e shtetit e ka cilësuar si inatçore.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e para e vendit sot në Kuvend e ka shfry mllefin e saj.

“Presidentja inatçore e paska shfry mllefin sot n'parlament. Ta merr mendja krejt bota i ka faj”, ka shkruar Mushkolaj.

Fjalimi i presidentes sot është braktisur nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Lajme të ngjashme