Mushkolaj: LDK pasi kapi Termokosin tash edhe Prishtina Parking, kjo është LDK "e re" - NACIONALE

Mushkolaj: LDK pasi kapi Termokosin tash edhe Prishtina Parking, kjo është LDK "e re"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I pari në listën e Prishtina Parking për Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje po duket se ka dalë Sokol Havolli.

Në një njoftim në Facebook, kjo ndërmarrje ka publikuar listën ku në krye të saj është Sokol Havolli me me 38.75 pikë, ndërkohë Qëndrim Vitija me 35.25 pikë, Gazmend Rexhepi me 32.50 pikë, Ismet Rakovica me 28 pikë dhe Nexhmi Uka me 24.50 pikë.

E për këtë emërim, ka reaguar analisti Imer Mushkolaj duke e quajtur këtë rezultat si ndërhyrje politike.

LDK ka vendosë me i kapë krejt ndërmarrjet në Prishtinë. Pasi e kapi Termokosin, duke e bërë shef një asambleist të vetin, tash e paska pru Sokol Havollin e BQK'së si kryeshef në Prishtina Parking. Kjo është "politika e re" e LDK'së - kjo është LDK "e re"”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme