Mirena: Për marketing Haki Abazit "hallall i qoftë" - boll vëmendje mediale po merr - NACIONALE

Mirena: Për marketing Haki Abazit "hallall i qoftë" - boll vëmendje mediale po merr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Haki Abazin.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Mirena ka shkruar se në aspektin e marketingut, Haki Abazi meriton lëvdata.

Kjo për shkak se, sipas Mirenës, po merr vëmendje të mjaftueshme mediale.

"Janë përplotë deputetë të VV’së në parlament që rrinë qaty si cunga qe dy vjet, pa e hap atë t’shkretë gojë. Ka mundësi as n’shpi se dinë ku punojnë. Veç habiten me ta kur i shohin që kurrë pa pare s’po mbesin", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme