Mirena: Ka diçka të kalbur në pushtetin e Kurtit, si ka mundësi të vidhen mostrat e Astritit? - NACIONALE

Mirena: Ka diçka të kalbur në pushtetin e Kurtit, si ka mundësi të vidhen mostrat e Astritit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena është shprehur i habitur më zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Duke ironizuar, ai ka pyetur se si ka mundësi të ndodh kjo në pushtetin e Albin Kurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka diçka fortë të kalbur në pushtetin e Albin Kurtit.

Si ka mundesi? Pushtetit vigjilent te Albin Kurtit ia vodhen provat nga dhoma e deshmive? Dhe ate, bash ato per rastin tragjik te Astrit Deharit?...Kam qejf shpesh me e modifiku per rrethana vendore kete shprehjen hamletiane ama “seç ka diçka fort te kalbur ne pushtetin e Albin Kurtit"...”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme