Ministri Mehaj: Taulanti teksa po luftonte nuk e kishte menduar që nëna do t’i keqtrajtohet
Rreth ngjarjes së rëndë që tronditi sot opinionin publik ku jë grua në moshtë u keqtrajtua nga infermieret në një qender të të moshuarve në Pejë, ka reaguar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, i cili teska e ka dënuar rastin e ka vënë theksin se gruaja që u keqetrajtua është nënë e dëshmorit Taulant Nura.
“Taulanti teksa po luftonte nuk e kishte menduar se një ditë nëna e tij do të keqtrajtohej në këtë mënyrë, se një i ri nuk do të dinte vlerën e lirisë, nuk do të njihte respektin ndaj të moshuarve dhe obligimin e shumëfisht që e kemi t'i shërbejmë atdheut, qytetarëve tanë, e mbi të gjitha nënave heroike që rritën burra e gra trima për t'ia falë atdheut”, ka shkruar ministri në llogarinë e tij në Facebook.
Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.
Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.
Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.