Miftaraj për grevën: I mençuri duhet me liru rrugë
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka komentuar gatishmërinë e SBAShK-ut për të ndërprerë grevën në arsim.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka cituar një fjalë të urtë popullore, e cila thotë se i mençuri duhet t`i lirojë rrugën budallait.
“I mençuri gjithmonë i ka borxh budallës! I mençuri duhet me liru rrugë. Fjalë e urtë popullore”, ka shkruar ai.